Tërmet i fuqishëm në perëndim të Meksikës

16:44 | 22 Maj 2020
Arbresh.info

Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit ka goditur pjesët perëndimore të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra amerikane për studime gjeologjike njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar 173 kilometra në juglindje të qytetit bregdetar San Jose del Cabo dhe në thellësi prej rreth dhjetë kilometrave.

Dridhja është ndjerë në më shumë qytete në shtetin federal meksikan Baja California Sur, ndërsa shërbimet kompetente nuk lëshuan paralajmërim për mundësinë e paraqitjes së cunamit.

Deri tani nuk ka informacione për pasojat e dridhjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme