Tërmet i fuqishëm në Iranin juglindor

23:39 | 1 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Iranin juglindor, ka raportuar Survey Gjeologjik i SHBA-ve. Të paktën 42 persona janë plagosur dhe disa shtëpi janë shkatërruar.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 36 milje në verilindje të qytetit të Kermanit në një zonë të populluar, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 6 milje, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Mediat lokale kanë raportuar se tërmeti ka shkatërruar disa shtëpi në tetë fshatra.

Muajin e kaluar, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi kufirin Iran – Irak, duke lënë të vdekur  530 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 9 mijë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme