Google ADS

Tërmet i fuqishëm në Indonezi me magnitudë prej 7.4

11:28 | 14 Dhjetor 2021
A. B.

Tërmeti i fuqishëm ka goditur Indonezinë.

Disa pamje të bëra virale në internet tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga frika, pas një tërmeti të fuqishëm që ka goditur brigjet e provincës Sulawesi të Indonezisë.

Si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.4 njerëzit janë evakuuar nga shtëpitë dhe banesat, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo dëme të mëdha materiale, por vendasit thanë se ndjenë lëkundje të mëdha.

Tërmeti vjen vetëm 10 ditë pas shpërthimit të madh vullkanik të malit Semeru në ishullin Java, i cili vrau të paktën 46 njerëz. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme