Google ADS

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, lëshohet alarmi për cunami

20:26 | 15 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur bregun e Indonezisë, duke shtyer zyrtarët që të lëshojnë alarmin për një cunami të mundshëm.

Sipas autoriteteve, disa njerëz kanë humbur jetën, por ende nuk është bërë i ditur numri i saktë, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info

Tërmeti thuhet se është ndjerë në kryeqytetin Xhakartë pasi ka goditur në rajonin e Java Jaat në Java.

Sipas matjeve të kryera nga Instituti Gjeologjik i SHBA-ve, tërmeti kishte një magnitudë 6.5 dhe një thellësi prej 91 kilometrash.

Autoritetet kanë konfirmuar se gjatë dridhjeve janë shkaktuar dëmë të mëdha materiale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme