Një tërmet me fuqi prej 5.6 ballë sipas Rihterit ka goditur krahinën Java Perëndimore në Indonezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 212 kilometra në jug të rajonit Pangandaran, në thellësi prej 33 kilometrave.
Sipas informacioneve të para, në tërmet nuk ka të vdekur apo lënduar.
BMKG fillimisht njoftoi se fuqia e tërmetit ishte 5.9 ballë, por në informacionet e përditësuara konfirmoi se tërmeti ishte me i dobët për 0.3 ballë.
Qendra e Paqësorit për Cunami njoftoi se nuk ka rrezik nga cunami.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...