Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Sulawesi Verior të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) e Indonezisë njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër në ujërat në largësi prej 42 kilometrash në jugperëndim të rajonit Bolaang Mongondow Jugor, në thellësi prej 94 kilometrash.
Nga tërmeti ende nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale, ndërsa dridhjet janë ndier edhe në rajonet Manado, Bitung dhe Minahasa të provincës.
Ndryshe, në shtator të vitit 2018, një cunami përfshiu rajonet Donggala, Palu dhe Sigi pas tërmetit me magnitudë 7,5 ballë që goditi ishullin Sulawesi. 4.340 njerëz humbën jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit në rajon.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...