Tërmet i fuqishëm në Indonezi

09:32 | 24 Korrik 2019
Arbresh.info

Një tërmet 5,1 ballë sipas shkallës së Riterit goditi rajonin Sumberasri në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti i fuqishëm 5,1 ballë ka ndodhur 11 kilometra në jug të rajonit Sumberasri të shtetit Java Lindore, në thellësi prej 103,2 kilometra.

Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Në tërmetin me fuqi prej 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme