Google ADS

Tërmet i fuqishëm në Filipine, evakuohen njerëzit

12:25 | 22 Prill 2019
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 6.3 ka dridhur Filipinet, duke i lëvizur ndërtesat e shkaktuar evakuime në kryeqytet.

Ndërtesat u dridhen në distriktin kryesor të biznesit, pasi tërmeti goditi në ora 17:11 në kohën lokale, në një thellësi të cekët prej 25 miljesh, rreth 37 milje në veriperëndim të qytetit, transmeton portali arbresh.info.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) fillimisht tha se magnituda  tërmetit ishte 6.4, po më vonë e uli lehtazi.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Filipinet janë në ‘Unazën e Zjarrit’ të Paqësorit, që është një zonë sizmikisht aktive./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme