Tërmet i fuqishëm në Filipine

13:16 | 18 Shtator 2019
Arbresh.info

Një tërmet me fuqi prej 5.3 ballë sipas shkallës së Riterit ka goditur ishullin Mindanao, në jug të Filipineve, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti është regjistruar në orët e pasdites në bregun e qytetit Glan, në jug të ishullit. Epiqendra ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave.

Nuk ka viktima në njerëz dhe persona të plagosur ndërsa nuk është lëshuar as alarm për cunami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme