Google ADS

Tërmet i fortë në Tibet/ Humbin jetën mbi 50 persona, dhjetëra të tjerë të lënduar

08:20 | 7 Janar 2025
E.G

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur si pasojë e një tërmeti, i cili goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë i shkallës Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Të ngjashme