Tërmet i fortë në Tajvan

10:56 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Një termet me magnitudë 5,4 ballë sipas Riterit ka goditur pjesën jugore të Tajvanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Enti Gjeologjik i SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua 34 kilometra në veriperëndim të Taitungas, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Qendra për tërmete e Kinës theksoi se një termet me magnitudë 5,7 ballë ka goditur zonën në fjalë rreth orës 10:00 sipas kohës lokale.

Akoma nuk ka informacione për viktima njerëzore apo dëme materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme