Tërmet i fortë në Itali

11:07 | 15 Gusht 2018
Arbresh.info

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sërish në Italinë Qendrore mëngjesin e së mërkurës.

Sipas të dhënave tërmeti ka patur një fuqi prej 4.8 ballësh, dhe ka rënë në orën 07:41.

Epiqendra e tij ka qenë në zonën pranë Norcias me thellësi 10 km. Mediat italiane raportojnë për shembje ndërtesash, por jo viktima.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë. Ky është tërmeti më i fortë i ditëve të fundit. Pak muaj më parë zona qendrore e Italisë u godit nga tërmete të fuqishme duke lënë rreth 300 viktima, kryesisht në Amatriçe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme