Një tërmet i magnitudës 7.0 ka goditur Alaskën, duke bërë që njerëzit të ikin nga ndërtesat dhe shkaktuar një alarm për cunami në zonat bregdetare.
Tërmeti kishte qendrën rreth 11 km në veri të Anchorage, qyteti më i madh në shtet, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), transmeton portali arbresh.info.
Një seri e pasgoditjeve janë regjistruar nga tërmeti fillestar, që kishte një thellësi prej 40.9 km, tha USGS.
Rreth 300 mijë njerëz jetojnë në Anchorage me 100.000 në zonën përreth.
https://twitter.com/AlaskaTugboater/status/1068573683633942528?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1068573683633942528&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-46403405
Tërmeti u raportua në ora 08.29 lokale (17.29 GMT), shtoi USGS. Një nga tronditjet më të fuqishme që pasuan minuta më vonë kishte një madhësi prej 5.7.
Deri më tani, zyrtarët kanë regjistruar 40 tronditje: 10 me magnitudë mbi 4.0 dhe tre me magnitudë mbi 5.0, njoftoi Qendra e Tërmetit në Alaska./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...