Google ADS

Tërmet i fortë godet Italinë, evakuohen shkollat

15:15 | 7 Tetor 2019
L G

Një lëkundje e fortë e tokës ka frikësuar të gjithë territorin e Catanzaros në Itali. Tërmeti 4.0 ballë i shkallës Rihter është ndjerë shumë edhe për shkak se epiqendra e tij ka qenë në 27 km thellësi.

Ndonëse për momentin nuk raportohen të plagosur, autoritetet italiane kanë dhënë menjëherë urdhër për evakuimin e shkollave, pas raportimeve se fëmijët ishin kapur nga paniku.

Tërmeti i orës 08:10 ka dhënë efekte edhe tek transporti hekurudhor. Disa linja në zonën e Kalabrisë janë pezulluar përkohësisht për të verifikuar nëse ka pasur dëme apo jo./Albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme