Tërmet i fortë godet Iranin veriperëndimor

09:10 | 26 Gusht 2018
Arditë Shkodra

Një tërmet i magnitudës 5.9 goditi pranë qytetit iranian të Kermanshah, duke vrarë dy dhe plagosur 241 qytetarë, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim të dielën.

Shumica e viktimave ishin në qytetin e Tazehabad, në verilindje të Kermanshah, sipas Tasnim.-përcjell arbresh.info

Gjithashtu janë regjistruar dy tronditje mbi 3.0 në shkallën Richter, raportoi Tasnim.

Studimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se një tërmet i cekët, magnitudë 6.1, goditi rreth 55 milje (88 km) në perëndim-veriperëndim të Kermanshah.

Tërmeti u ndje aq larg sa Bagdadi, sipas televizionit shtetëror iraken, i cili gjithashtu tha se nuk u regjistruan viktima.

Nëntorin e kaluar, një tërmet me magnitudë 7.3 i goditi fshatrat dhe qytetet në krahinën e Kermanshah, përgjatë kufirit malor me Irakun, duke vrarë të paktën 530 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Ishte tërmeti më vdekjeprurës i Iranit në më shumë se një dekadë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme