Google ADS

Tërmet i fort shkund Greqinë, sa ishte magnituda

08:47 | 27 Prill 2022
Artan Maliqi

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kythira pak pas orës pesë të mëngjesit sot.

Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës magnituda e tërmetit ishte 5.2 Rihter, ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 79 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythira.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Kalamatë, Atikë edhe Kretë. Mediet greke shkruajnë se deri më tani nuk janë raportuar të lënduar, e as dëme materiale./abcbews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme