Administrata e Biden duhet të njoftojë së shpejti se Përfaqësuesi Special i SHBA-ve në Afganistan do të jap dorëheqje, shkruan CNN.
Zalmay Khalilzad do të japë dorëheqjen nga posti i tij dhe do të zëvendësohet nga zëvendësi i tij, Tom West, më pak se dy muaj pasi ushtria amerikane u tërhoq nga Afganistani në një proces evakuimi kaotik dhe vdekjeprurës, transmeton portal arbresh.info
West kishte punuar tashmë për administratën e Biden gjatë tranzicionit të pushtetit dhe punoi ngushtë me Khalilzad për muaj.
Khalilzad nuk pranoi të komentojë mbi lajmin.
Nën Trump dhe Biden, Khalilzad shërbeu si i dërguar special i SHBA për parandalimin e konflikteve në Afganistan dhe për vite me radhë drejtoi dialogun amerikan me talebanët dhe ishte një figurë kryesore në bisedimet e paqes me grupin.
CNN shkruan, duke cituar burimet e saj, se Khalilzad duhej të jepte dorëheqjen që në maj kur afati fillestar ishte që ushtria amerikane të tërhiqej nga Afganistani. Sidoqoftë, ai qëndroi pak më shumë sesa ishte planifikuar.
Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, Departamenti i Shtetit ka refuzuar të zbulojë atë që ata kishin planifikuar me Khalilzad.
Muajin e kaluar, zëdhënësi Ned Price pranoi se Khalilzad ishte kthyer në SHBA nga dialogu i parë që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, duke shtuar se misioni amerikan në Katar udhëhiqej nga një diplomat tjetër i lartë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...