Presidenti amerikan Donald Trump beson se klima po ndryshon, e po ashtu beson se ndotësit janë pjesë e ekuacionit. Ai e di që Shtetet e Bashkuara duhet të jenë përgjegjëse për këtë dhe kjo është ajo çfarë do të bëjë. Kështu është shprehur ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.
“Vetëm për faktin që Shtetet e Bashkuara janë jashtë klubit, nuk mund të thuash se ne nuk kujdesemi për ambientin”, tha Haley për CNN, duke shtuar se kushtet e marrëveshjes së Parisit ishin shumë të rënda.
“Presidenti është absolutisht i predispozuar të garantojë, që ne të kemi ajër dhe ujë të pastër. Ai do të bëjë gjithçka mundet për të ruajtur lidershipin amerikan në botë, kur bëhet fjalë për ambientin”, tha Nikki Haley, ambasadore amerikane në OKB.
Trump ndezi një valë zemërimi, pasi njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Amerika bëhet kështu njëra nga 3 vendet e vetme jashtë kësaj marrëveshjeje.
Kur e dha njoftimin, Trump tha se marrëveshja do të dëmtonte ekonominë amerikane, ndërkohë që nuk përmendi fare problemet e klimës. Gjatë fushatës elektorale, ai kishte thënë se ndryshimet klimatike ishin një mashtrim i madh, ndërkohë që tani ka evituar pyetjet mbi subjektin, siç ka bërë edhe Sekretari për Shtypin i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, shefi i Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Ambientit, Scott Pruitt ka thënë: Bota na duartrokiti kur iu bashkuam marrëveshjes së Parisit dhe e bëri këtë, pasi e dinte që ajo do ta vendoste Amerikën në disavantazh.
Trump ka thënë se marrëveshja do t’i kushtonte Shteteve të Bashkuara 3 trilionë dollarë humbje në GDP dhe 6.5 milionë vende pune, ndërsa ekonomi rivale si Kina dhe India ishin më të favorizuara. Vetëm Siria, e mbërthyer nga lufta, dhe Nikaragua, që beson se marrëveshja nuk garanton aq sa duhet, nuk kanë nënshkruar marrëveshjen e Parisit. Kina, BE-ja dhe India, – që bashkë me Shtetet e Bashkuara përbëjnë 4 emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit, – kanë përforcuar angazhimin e tyre ndaj marrëveshjes.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...