Google ADS

Tërheqja nga marrëveshja e Parisit, Obama: SHBA-të ‘po hedhin poshtë të ardhmen’

21:56 | 1 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Pas deklaratës së Presidentit Donald Trump në lidhje me tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja për klimën në Paris, ka reaguar ashpër ish-Presidenti Barack Obama.

“Kombet që vazhdojnë të përkrahin marrëveshjen e Parisit do të jenë kombet që do të korrin përftime nga vendet e punës dhe në industritë e krijuara, dhe unë besoj që Shtetet e Bashkuara do të duhej të ishin të parat në listë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Obama, transmeton portali arbresh.info

“Kjo administratë bashkohet me një grusht të vogël kombesh që hedhin poshtë të ardhmen dhe jam i bindur që shtetet, qyetet dhe bizeneset tona do të bëjnë më shumë për të udhëhequr drejt rrugës së drejtë dhe do të ndihmojnë për të mbrojtur gjeneratat e ardhshme në planetin tonë”, vazhdon deklarata.

Trump e ka quajtur ‘tradhëti’ ndaj SHBA-ve marrëveshjen për klimën në Paris, ndërsa ka theksuar se do të fillojnë negociatat për një marrëveshje të re në favor të SHBA-ve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme