Anija e shpëtimit të Frontex që ishte një prej tre anijeve që mbërriti e para në vendin e tragjedisë mundi të shpëtonte 12 prej 19 personave që ranë në det pasi varka me të cilin ishin nisur nga brigjet turke drejt atyre greke u përmbys nga pesha e madhe pranë ujërave të ishullit Oinouses në detin Egje.
Por shtatë të tjerët ,prej të cilëve, një foshnje disa muajshe, katër fëmijë deri ne 11 vjeç dhe dy gra kanë gjetur vdekjen.
Ishin të gjithë pjesëtarë të dy familjeve intelektuale, prej të cilëve disa profesorë dhe dy gjykatës nga Turqia që u larguan nga vendi i tyre për ti shpëtuar ndjekjeve të qeverisë së presidentit Erdogan dhe do kërkonin azil politik në Greqi.
Ngjarja tragjike ndodh në një moment kur fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve nga Turqia drejt Greqisë është rritur në maksimum dhe thuajse çdo ditë mbi 300 persona kalojnë drejt Greqisë.
Tragjedia e re ka çuar në 59 numrin e atyre që kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në Europe prej fillimit të këtij viti. Nga salla e OKB kryeministri Mitsotakis ka kërkuar edhe njëherë ndihmë në përballimin e fenomenit.
“Greqia nuk mund të durojë e vetme peshën e lëvizjes masive të njerëzve që ikin nga luftërat dhe shtypja ose thjesht kërkojnë një të ardhme më të mirë siç po ndodh tani. Këta njerëz nuk kanë Greqinë si destinacionin e tyre të fundit. Ata shkojnë në Europë përmes kufijve të jashtëm të Europës të cilat janë në këtë rast kufijtë grek’, tha ai.
Ministri grek i Rendit ka paraqitur orët e fundit një plan për shpërndarjen e barabartë në 13 periferitë e Greqisë të gjithë refugjatëve që ndodhen në vend. Ndërkohë Gjermania dhe Franca dërgojnë në Athinë dhe Ankara ministrat e Brendshëm Horst Zehoofer dhe Kristof Kastaner në një përpjekje për të përballuar rritjen e fluksit të refugjateve pasi po i afrohet gjithnjë e më tepër atij të vitit 2015 kur filloi kriza migratore drejt Europës./tch/
Drenusha vendos t’i “maltertojë” banorët e ngujuar në kafaz
Tash një muaj e zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët...
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...