Një emigrant humbi jetën në brigjet veriore të Francës teksa po përpiqej të kalonte Kanalin Anglez, ndërsa 71 persona të tjerë u shpëtuan.
Mbrëmë një varkë patrullimi raportoi se një varkë me emigrantë kishte filluar të fundosej, duke dërguar dy helikopterë dhe një anije shpëtimi në operacionin e shpëtimit.
Ndërkohë, sipas informacioneve 13 deklarohen të humbur.
Në ngushticën e Pas-de-Calais, një nga rrugët më të ngarkuara të migracionit detar,shumë varka janë fundosur. Më e keqja ndodhi në vitin 2021 kur u mbytën 27 emigrantë, kryesisht kurdë nga mosha 7 deri në 46 vjeç.
Më shumë se 12,313 njerëz kanë mbërritur në brigjet e Britanisë ilegalisht në vitin 2024, kryesisht nga Franca, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet britanike të publikuara në mes të qershorit.
Kjo është një rritje prej 18% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht se qeveritë britanike vitet e fundit kanë shtrënguar politikat e tyre të imigracionit./abcnews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...