Google ADS

Tentoi të sulmonte me stilolaps dëshmitarin, banditi vritet brenda sallës së gjyqit – pamje që tregojnë se si rrodhi ngjarja (Video)

11:41 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Është publikuar një video në të cilën shihet një gangster duke shkuar drejt një dëshmitari në një sallë gjyqi – para se ai të qëllohej për vdekje nga një police.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Siale Angilau, 25 vjeç, i cili ishte në gjyq në Salt Lake City, Utah, kur papritmas u ngrit nga vendi i tij në stolin e të pandehurit dhe mori një stilolaps.

Angilau vrapoi drejt gangsterit rival që po dëshmonte – për ta sulmuar atë.

Një gjyqtar vendosi të lansojë pamjet e incidentit në vitin 2014, pasi një padi e ngritur nga familja e Angilaut u hodh poshtë.

“Angilau ishte në paraburgim, por ai në thelb i kishte shpëtuar kontrollit të kujdestarisë për ato sekonda gjatë të cilave ai po ekzekutonte planin e tij për të sulmuar dëshmitarin”, shkroi gjykatësi në një dokument.

FBI tha se Angilau, i cili u godit në gjoks nga plumbi, vazhdonte të merrte frymë kur ai u hoq nga gjykata me barelë, por më vonë vdiq nga plagët e tij në një spital lokal. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme