Një profet aspirues është arrestuar në Etiopi, pasi dështoi të kthejë në jetë një njeri.
Getayawkal Ayele kishte provuar të ringjallë kufomën e Belay Biftu duke u shtrirë mbi të dhe duke përsëritur “Belay, zgjohu”, transmeton portali arbresh.info.
Nuk ishte e suksesshme, dhe dështimi i tij i zemëroi anëtarët e familjes që filluan të sulmojnë z. Getayawkal.
Ai u shpëtua kur policia mbërriti pak më vonë – edhe pse kjo nuk do të thotë se ai ishte jashtë telasheve.
Abuzimi i trupave të vdekur është një krim sipas ligjit etiopian dhe një komandant i policisë lokale i ka thënë BBC-së se njeriu, puna e të cilit është si punonjës shëndetësor, tani është në paraburgim.
Banorët në qytetin e vogël perëndimor të Galilesë, në rajonin e Oromias, thanë se Z. Getayawkal shkoi fillimisht te familja e të vdekurit dhe u tregoi atyre historinë e Lazarit – i cili sipas Dhiatës së Re u kthye në jetë nga Jezusi.
Ata pastaj duket se kanë rënë dakord të zhvarrosin Z. Belay.
Pas ringjalljes së dështuar, disa anëtarë të familjes u alivanosën në vend ndërsa të tjerët u zemëruan dhe filluan të rrahin Z. Getayawkal – aty ku policia arriti dhe e arrestoi./Arbresh.info/
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...