Tentohet të vidhet trupi i Kim Jong-nam

14:44 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Është bërë përpjekje të thyhet spitali e të vidhet trupi i Kim Jong-nam, ka bërë të ditur policia e Malajzisë.

Shteti ka refuzuar t’ia jap trupin dikujt tjetër pos ndonjë anëtari të familjes, transmeton arbresh.info.

“E dimë se ka pasur përpjekje të hyhet me dhunë në morgun e spitalit. Na është dashur të marrim masa mbrojtëse. Nuk do të lejojmë askënd të fus duart në morg”, ka thënë shefi i policisë së Malajzisë, Khalid Abu Bakar.

Ai nuk ka bërë të ditur emrat e personave por ka thënë se ata janë të njohur për policinë.

Ky lajm vjen pas refuzimit të dorëzimit të trupit për ambasadorin e Koresë Veriore, ndërsa ky shtet ka thënë se personi i vdekur nuk është Kim Jong-nam dhe se policia e Malajzisë nuk është për t’iu besuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme