Marrëdhëniet diplomatike mes Otavës dhe Pekinit janë në krizë për shkak të dënimit me vdekje të një qytetari kanadez nga një gjykatë në Kinë.
Ministria e Jashtme e Kanadasë ka paralajmëruar për qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Kinës, shkruan CNN përcjell portali arbresh.info
Sipas kësaj ministrie, qytetarët kanadezë që udhëtojnë në Kinë mund të bëhen viktima të zbatimit arbitrar të ligjeve vendore. Njoftimi i ministrisë vjen pas dënimit me vdekje të qytetarit kanadez në Kinë.
Robert Schellenberg fillimisht kishte bërë ankesë ndaj dënimit me 15 vjet burgim për rolin e ndihmësit në trafikimin e 222 kilogramëve të metamfetaminës. Sidoqoftë, duket se gjatë rigjykimit gjykatësi i mori më tepër parasysh akuzat e prokurorit, i cili ka thënë se ka dëshmi të reja që i dyshuari ka pasur rol kryesor në këtë shkelje ligjore. /arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...