Shpërthime të shumta janë dëgjuar pranë ambasadës amerikane në Bagdad, pasi tre raketa kanë goditur këtë zonë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketat besohet të kenë huqur cakun, me raportet lokale që sugjerojnë se ato goditën një kompleks apartamentesh, duke vrarë civilë.
Kjo thuhet të jetë nata e dytë me radhë që ambasada është sulmuar dhe vjen pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-ja.
Banorët e kryeqytetit të Irakut në Bagdad thonë se tri shpërthime u dëgjuan brenda Zonës së Gjelbër të fortifikuar fort, ku gjendet shtëpia e ambasadës amerikane dhe selia e qeverisë së Irakut.
Gjithashtu bëhet e ditur se sirena të alarmit u dëgjuan të dielën në zonën në bregun perëndimor të lumit Tigris. /Telegrafi/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...