Papa Françesku kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar për qetësimin e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Sipas Atit të Shenjtë, një vend i tretë si Norvegjia mund të ndërhyjë për zbutjen e një situate tashmë të nxehur shumë, e të kthyer në potencial për katastrofë bërthamore.
“U bë një vit që flasim për këto raketat e Koresë së Veriut, por tani duket se gjendja është përflakur paksa shumë. Unë apeloj gjithmonë për zgjidhje përmes mjeteve demokratike, sepse një luftë e këtyre përmasave do të shkatërronte, nuk po them gjysmën e njerëzimit, por një pjesë të mirë të tij. Le të ndalojmë e të gjejmë një zgjidhje paqësore. Mendoj se edhe Kombet e Bashkuara kanë detyrën të rimarrin pak në dorë udhëheqjen e tyre, sepse është zbehur shumë”, tha Papa.
Norvegjia është vendi që negocioi në fshehtësi paktin mes Izraelit dhe palestinezëve në fillimin e viteve ’90, të njohur si “Marrëveshja e Oslos”.
Komentet e Papës erdhën pak orë pasi Peniani testoi një tjetër raketë balistike, e cila – sipas Uashingtonit dhe Seulit, – nuk e pati jetën e gjatë, por shpërtheu shumë shpejt pas lëshimit.
Prova ishte një tjetër shuplakë e vendit komunist ndaj komunitetit ndërkombëtar. Disa orë më parë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte qenë duke diskutuar pikërisht programin bërthamor të Penianit.
Besohet se Koreja e Veriut po vazhdon përpjekjet për prodhimin në shkallë të vogël të kokave me mbushje atomike, në mënyrë që t’ua bashkëngjisë raketave me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të mbërrijnë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...