Google ADS

Tensionet në Mesdhe, Trump dhe Erdogan diskutojnë në telefon

09:34 | 27 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Presidenti turk Tayip Erdogan dhe Presidenti i SHBA Donald Trump biseduan në telefon të Mërkurën për të diskutuar çështje bilaterale dhe rajonale, përfshirë Mesdheun, tha zyra e Erdoganit.

Tensionet mes Ankarasë dhe Athinës janë përshkallëzuar, qëkur Turqia dërgoi anijën e saj Oruc Reis në ujrat e diskutueshëm të Mesdheut, veprim të cilin Athina e quajti të paligjshëm, transmeton portal arbresh.info

Nuk janë dhënë detaje të hollësishme rreth bisedës së dy presidentëve, megjithatë situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

Turqia dhe Greqia, të dyja aleatë të NATO-s, nuk pajtohen në lidhje me pretendimet për burime të gazit në zonat e pretenduara nga Turqia, të cilat janë kryesisht të përcaktuara në ishujt grekë.

Mosmarrëveshja konsiderohet si tejet e rrezikshme. Dhe madje i mundur duket edhe një konflikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s, pas një përplasje midis një anijeje luftarake turke dhe greke./reuters/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme