Përshkallëzimi i tensioneve në Mesdheun Lindor do të ishte në dëm të Turqisë, ndaj zgjidhja më e mirë është ulja në dialog e palëve dhe gjetja e kompromisit mes Ankarasë dhe Athinës.
Gjermania i ka kërkuar Turqisë dhe Greqisë të rihapin linjat e komunikimit dhe të mos provokojnë njëra-tjetrën me pretendime territoriale në Mesdheun Lindor.
Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas, gjatë vizitës në Athinë i ftoi të martën palët të ulen për dialog dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës.
Tensionet mes dy fqinjëve janë rritur prej javësh që kur Ankaraja vendosi të nisë njëanshmërisht kërkimet për rezerva nafte dhe gazi afër zonave ishullore që me konventa i takojnë Greqisë.
Retorika diplomatike u la vendin të hënën manovrave reale ushtarake për të testuar gatishmërinë dhe kapacitetet e flotës detare e ajrore greke në bashkëpunim me atë amerikane.
Ushtrimet me përdorim armësh do vijojnë për dy ditët e ardhshme në juglindje të Kretës, ishull në afërsi të të cilit Ankaraja ka njoftuar se do pozicionojë flotën për manovrat e veta detare.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se pala turke nuk tërhiqet nga interesat që ka në rajon.
“Duke nisur nga tani, Greqia do mbajë e vetme përgjegjësinë për çdo negativizëm në rajon, dhe për dëmet që ka për të marrë. Fqinjët tanë bëjnë mirë ta dinë, siç e dimë ne, se ata që e hedhin Greqinë para flotës turke, nuk kanë për t’i dalë asaj në krah. Ne nuk do të zmbrapsemi.”
Pas takimit në Athinë me homologun grek dhe me kryeministrin e vendit, Qirjakos Micotaqis, kryediplomati gjerman, Mas, do zbarkojë edhe në Ankara për t’i bindur palët për kompromis.
Greqia thotë se nuk do angazhohet në diskutime për sa kohë nuk tërhiqet prezenca ushtarake turke në ujërat e Egjeut dhe Mesdheut Lindor.
Berlini paralajmëroi një ditë më parë Turqinë se do përballet me pasoja në sesionin e posaçëm informal që BE-ja ka planifikuar për të premten rreth kësaj çështjeje.
Ndërkohë, anija eksploruese turke “Oruç Reis” që po studion kapacitetet naftë- dhe gazmbajtëse në Mesdheun Lindor mësohet se do vijojë kërkimet afër ishujve grekë deri më 27 gusht.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...