Tensionet me Korenë Veriore, Trump dhe Putin bien dakord të bashkëpunojnë

21:09 | 2 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku edhe kanë rënë dakord që të bashkëpunojnë rreth një tentimi diplomatik mbi situatën me Korenë e Veriut dhe situatën në Siri.

Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini, thuhet se Vladimir Putin ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve, transmeton portali arbresh.info.

“Është rënë dakord që të punohet së bashku në një zgjidhje diplomatike”thuhet në deklaratë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme