Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri japonez Shinzo Abe i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut dhe vendeve tjera për të shmangur sjellen ose retorikën që mund të rrisë tensionet.
Në një konferencë shtypi në Moskë, Putin dhe Abe kanë rënë dakord të bashkëpunojnë ngushtë për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve, transmeton portali arbresh.info.
“Sipas mendimit tim dhe sipas kryeministrit japonez, gjendja në gadishullin e Koresë së Veriut është përkeqësuar”, ka thënë Putin.
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha qeverive të përfshira në çështjet rajonale që të përmbahen nga përdorimi i retorikës luftarake dhe të përpiqen për dialog”, ka shtuar ai.
Abe shtoi se do të dëshironte që Koreja e Veriut të mos bënte ndonjë veprim që mund të konsiderohet si provokues./Arbresh.info
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...