Tensionet me Iranin: SHBA dërgon bombarduesit B-52 në Lindjen e Mesme

09:35 | 11 Maj 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara  kanë dërguar sistemin raketor Patriot në Lindjen e Mesme në kohën kur tensionet me Iranin janë duke u përshkallëzuar.

Një luftanije, USS Arlington, me automjete amfibe dhe avionë në bord, gjithashtu do t’i bashkangjitet USS Abraham Lincoln në Gji, transmeton portali arbresh.info.

Sistemi raketor amerikan Patriot

Gjithashtu edhe bombarduesit B-52 kanë arritur në një bazë në Katar, njofton Pentagoni.

SHBA thotë se këto lëvizje janë një përgjigje ndaj kërcënimit të mundshëm ndaj forcave amerikane në rajon nga Irani, pa specifikuar. Irani i ka quajtur pretendimet absurditet.

Teherani i ka përshkruar vendosjet si “luftë psikologjike” që kanë për qëllim frikësimin e vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme