Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar sot se çdo sulm ndaj një anije turke një anijeje turke që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutuara mesdhetare.
“Ne themi se ata që na sulmojnë do të paguajnë çmim të lartë, ata morën një përgjigje sot”, ka thënë Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara, pa dhënë detaje të tjera.
Anija Oruc Reis filloi punën të hënën e shoqëruar nga anijet luftarake turke.
“Anija jonë Oruç Reis, do të kryejë aktivitete të kërkimeve sizmike deri më 23 gusht. Qëndrimi i Greqisë në Egje dhe Mesdhe është me qëllim të keq. Kërkimi i një juridiksioni detar përmes ishullit Meis (Kostellorizo), i cili është 580 kilometra larg, nga toka kryesore greke dhe 2 km nga brigjet turke, nuk mund të shpjegohet me mendje dhe sens të përbashkët. Pretendimi se një ishull prej 10 km katrorë ka një territor detar 40 mijë km katrorë, është edhe komike edhe e pabazë nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Nga këtu e ftoj përsëri Greqinë që të respektojë të drejtën dhe ligjin e Turqisë”, u shpreh Erdogan.
Ndërkaq, tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzuar së fundmi, pasi një anije turke është sulmuar nga rojat bregdetare greke./zyrtare/
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...