Luftërat, përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe tensionet gjeopolitike kanë dëmtuar investimet e huaja direkte dhe kanë reduktuar ndjeshëm flukset e kapitalit.
Investimi prej 369 miliardë dollarësh për dekarbonizimin e ekonomisë amerikane është pothuajse një veprim proteksionist pasi promovon prodhimin vendas dhe ‘dënon’ atë kinez.
Barra e shkaktuar nga tensionet midis SHBA-së dhe Kinës dhe rritja e proteksionizmit në investimet e huaja direkte është madhore. Ekspertët theksojnë se investimet ndërkufitare në përgjithësi janë tkurrur dhe nëse Donald Trump fiton zgjedhjet në SHBA, ato do të bien dhe më shumë, raporton abcnews.al.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, investimet e huaja direkte ranë në vitin 2022 në 1.7% të aktivitetit ekonomik global, ndërsa në vitin 2007 ishin 5.8%.
Goditja ndaj Kinës ishte e madhe, me hyrjet e kapitalit që ranë në vetëm 16 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të 2023 nga 344 miliardë dollarë në të gjithë vitin 2021.
Por tensionet gjeopolitike nuk janë e vetmja gjë përgjegjëse për reduktimin e flukseve të investimeve.
Vitet e fundit, një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe normat më të larta të kreditimit dhe rritja e ngadaltë ekonomike.
Në veçanti, kostot e larta të huamarrjes dmëtuan veçanërisht ekonomitë në zhvillim, duke përjashtuar disa mundësi investimi. Gjithashtu, rritja e Kinës është ngadalësuar dhe popullsia e saj ka rënë për të dytin vit radhazi duke treguar se perspektiva është e dobët.
Së fundi, kufizimet në investimet teknologjike në Kinë nga SHBA dhe partnerët e saj, si dhe shqetësimet e shumëkombësheve se do të përfshihen në tensione gjeopolitike, janë gjithashtu përgjegjëse për rënien e flukseve hyrëse të kapitalit.
Vendet zakonisht preferojnë të investojnë në aleatët e tyre dhe ndërsa tensionet gjeopolitike përshkallëzohen, kjo tendencë përforcohet.
Fuqitë industriale të G7 kanë filluar të konkurrojnë me Rrugën e Mëndafshit, iniciativën e Kinës prej 1.3 miliardë dollarësh. Ata planifikojnë të kanalizojnë deri në 600 milionë dollarë në vendet në zhvillim deri në vitin 2027 për projekte infrastrukturore, raporton abcnews.al.
Në të njëjtën kohë, SHBA po investon 369 miliardë dollarë për të dekarbonizuar ekonominë përmes Aktit të Reduktimit të Inflacionit – IRA. Kjo është pjesërisht një lëvizje proteksioniste pasi promovon prodhimin vendas dhe “dënon” prodhimin në Kinë.
Trump është zotuar të vendosë tarifa 10% për të gjitha importet amerikane dhe të ashpërsojë mallrat nga Kina.
Ndërsa nuk është ende e qartë se çfarë do të bëjë ai nëse fiton zgjedhjet, nëse ndërhyn shumë në tregtinë globale, do të ketë një ndikim dramatik në investimet ndërkombëtare.
Edhe “fituesit” e këtyre tendencave, si Vietnami dhe Meksika, mund të rëndohen ndjeshëm nga ky lloj proteksionizmi. Çfarëdo që të ndodhë në zgjedhjet në SHBA, pasiguria politike po nxit vendimet për investime në mbarë botën, raporton abcnews.al
Dhe analistët shprehen se sado që kjo ndikon në logjikën e biznesit, është një arsye tjetër për të qenë pesimist për rritjen globale.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...