Tensionet e armatosjes bërthamore kanë arritur kulmin pas Luftës së Dytë Botërore

19:30 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara (OKB) thonë se me rritjen e konkurrencës mes fuqive globale dhe garës për armatosje në vitet e fundit, mundësia e përdorimit të armëve bërthamore ka hyrë në procesin më të rrezikshëm pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan Anadolu Agency (AA).

Renata Dwan, drejtore e Institutit të OKB-së për Kërkimin e Çarmatimit (UNIDIR), shpjegoi se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në botë është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ajo theksoi se shfaqja e formave të reja të luftës ka bërë të pavlefshme rregulloret tradicionale të kontrollit të armëve dhe paralajmëroi të gjitha shtetet poseduese të armëve bërthamore që ta marrin çështjen shumë seriozisht.

Armët bërthamore, që konsiderohen si forca më e madhe parandaluese në botë, kanë aftësinë për të shkatërruar një qytet, për të vrarë qindra mijëra njerëz dhe për të rrezikuar mjedisin dhe jetën e gjeneratave të ardhshme me efekte afatgjata. Pasi SHBA-të hodhën bombën atomike në qytetet e Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë më 6 dhe 9 gusht 1945, derisa vazhdonte Lufta e Dytë Botërore u vranë rreth 200 mijë njerëz. Këto sulme që janë përdorimi i parë dhe i vetëm i armëve bërthamore në histori, tregohen si simbole.

Sipas shumë ekspertëve, gara e armatosjes në rritje gjatë viteve të fundit në botë dhe tensionet që SHBA-ja përjeton me Kinën dhe Rusinë rrit shqetësimet për mundësinë që armët bërthamore të përdoren edhe një herë.

Sipas informacionit të përpiluar nga gazetari i AA, parashikohet se janë 9 vende që posedojnë armë bërthamore të cilat pavarësisht nga puna e kryer për eliminimin e tyre ato janë armët “më të rrezikshme” nga pikëpamja e shkatërrimit që ato krijojnë.

Në raportin vjetor “SIPRI 2018”, i publikuar në vitin 2018 nga Instituti i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI), thuhet se SHBA-të, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut kanë rreth 14.465 armë bërthamore.

– SHBA-ja dhe Rusia kanë 92 për qind të armëve bërthamore

SHBA-të dhe Rusia posedojnë 92 për qind të numrit të përgjithshëm të armëve bërthamore në botë.

Qeveria e SHBA-ve, e cila aktualisht vlerësohet të ketë rreth 6.500 koka bërthamore, kreu testin e parë bërthamor më 16 korrik 1945 në New Mexico nën emërimin “Trinity”.

Ndërmjet viteve 1945 dhe 1992 SHBA-të kryen gjithsej 1.054 teste bërthamore, ajo në vitin 1952 kreu testimin e parë të bombës së hidrogjenit e cila ka fuqinë 500 herë më shumë se Trinity.

SHBA, për të cilën mendohet se kanë vendosur armë bërthamore edhe në disa vende anëtare të NATO-s, dihet se ka patur armë bërthamore deri në vitin 1984 në Kanada, deri në 1991 në Korenë e Jugut, deri në vitin 1992 në Britani dhe deri në vitin 2001 në Greqi.

Ndërsa Rusia, trashëgimtari i Bashkimit Sovjetik (BRSS), vlerësohet të ketë rreth 6.850 armë me kokë bërthamore.

Testimin e parë bërthamor BRSS e kreu më 29 gusht 1949 në qytetin e Semipalatinsk të Kazakistanit, ndërsa më 22 nëntor 1955 zhvilloi bombën e parë të hidrogjenit. Vendi gjithashtu ka kryer 715 testime mes viteve 1949 dhe 1990.

– Franca ka 300 armë me kokë bërthamore

Franca, e cila ka rreth 300 armë bërthamore, testin e saj të parë bërthamor e kreu më 13 shkurt 1960. Vendi deri në vitin 1996 realizoi 210 teste të veçanta dhe më 24 gusht 1968, zhvilloi bombën e parë me hidrogjen.

Edhe Britania e cila arsenalin e saj bërthamor e ka emëruar “Trident”, testin e parë të saj bërthamor e kreu më 3 tetor 1952 dhe më 8 nëntor 1957, u bë me bombë hidrogjeni.

Sipas të dhënave të fundit Britania ka afërsisht 215 armë me kokë bërthamore.

– Rritet armatosja bërthamore në Azi

Një tjetër fuqi bërthamore që konkurron me SHBA-të në arenën botërore është Kina si dhe Pakistani me Indinë të cilat prej shumë vitesh po përjetojnë tensione mes tyre dhe të cilat po rrisin arsenalin e tyre bërthamor.

Kina testimin e parë të saj të suksesshëm e realizoi më 16 tetor 1964 dhe deri në vitin 1996 ajo kreu 45 testime bërthamore. Parashikohet që vendi aktualisht posedon 280 armë me kapacitet bërthamor.

India testimin e parë bërthamor e kreu më 18 maj 1974, ndërsa Pakistani më 28 maj 1998. Në garën e armatosjes bërthamore mendohet se India ka 130-140 armë bërthamore, ndërsa Pakistani 140-150.

Koreja e Veriut është ndër vendet që janë përfshirë më vonë në garën e armatosjes bërthamore në Azi. Testi me fuqi të ulët i konsideruar i “suksesshëm” që Koreja e Veriut e njoftoi se e kreu në nëntokë për herë të parë më 9 tetor 2006 u konfirmua edhe nga ana e Rusisë.

Supozohet se Koreja e Veriut ka 10 deri në 20 armë bërthamore dhe testimi i dytë bërthamor që ajo ka kryer më 25 maj 2009 sipas SHBA-ve, Rusisë dhe Koresë së Jugut, ka rezultuar i suksesshëm dhe më i fuqishëm se testimi i mëparshëm.

– Parashikohet që Izraeli posedon 80 armë bërthamore

Izraeli i cili asnjëherë nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare nëse posedon apo jo armë bërthamore, supozohet se ka rreth 80 koka bërthamore. Pavarësisht se ka shumë pak informacione rreth politikave bërthamore të Izraelit, komuniteti ndërkombëtar nuk ka dyshime se ky vend posedon armë bërthamore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme