Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është përgjigjur vendimit të Uashingtonit për tërheqjen e marrëveshjes për shitjen e armëve në vlerë prej 1.2 milion dollarësh.
Në një intervistë për PBS, Erdogan ka akuzuar SHBA-të se po furnizon me armë terroristët, duke iu referuar kurdëve, të cilët luftojnë kundër Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info
“Nëse nuk jemi në gjendje të blejmë armë nga Shtetet e Bashkuara, pse atëherë ata i japin ato armë terroristëve? Është një pyetje që ne kërkojmë përgjigjje nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Erdogan.
Shtëpia e Bardhë beson se çelësi për kapjen e fortesës së fundit të ISIS-it në Raqqa është armatosja e kurdëve.
Deklarata e Erdogani erdhi një ditë pasi administrata Trump vendosi të shfuqizojë marrëveshjen më të madhe për shitjen e armëve nga Qeveria turke.
Vendimi për të anuluar këtë marrëveshje erdhi pasi truprojat e Erdoganit sulmuan dhunshëm protestuesit pro-kurdë gjatë vizitës së presidentit turk në Uashington gjatë muajit maj./arbresh.info/
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje