Tensione në rritje mes Kinës e Tajvanit

20:13 | 20 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur pasi kjo e fundit zhvilloi një stërvitje të gjerë ushtarake në ngushticën e Tajvanit, ku përfshihen forcat e marinës dhe ato të aviacionit.

Marina tajvaneze publikoi një video nga bordi i fregatës Tian Dan, ku mbikëqyrin luftanijen kineze Xuzhou.

Të dhënat tregojnë se ka pasur lëvizje të shumta edhe në bazat ajrore që janë pozicionuar pranë ngushticës së Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes tha se gjatë mëngjesit të së dielës, 25 avionë kinezë kanë kaluar vijën mediane të ngushticës, e cila më parë ka shërbyer si një kufi jozyrtar mes dy vendeve.

Mëngjesin e së dielës, forcat ajrore të Tajvanit kryen manovra dhe patrullime ajrore në zonat përreth ishullit, ku Kina bëri stërvitje./euronews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme