Google ADS

Tensione në politikën spanjolle, përplasje të ashpra për zgjatjen e masave të Covid-19

15:06 | 6 Maj 2020
Arbresh Info

Pavarësisht se numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja mbetet relativisht i ulët, Kryeministri i Spanjës, kërkon një zgjatje tjetër dy-javore të gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa politikanët zhvillojnë debate të ashpra për zgjatjen e saj

Ndërsa politikanët zhvillojnë debate të ashpra për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme të vendit për dy javë të tjera, Spanja regjistroi 244 vdekje të tjera nga koronavirusi dhe 685 infeksione të reja, transmeton arbresh.info.

Numri i viktimave është më i larti që nga e shtuna, por konfirmon se rastet e reja ishin më të ulta për rreth 200 krahasuar me dje.

Në total, Spanja ka konfirmuar 220.325 raste me COVID-19 dhe 25.857 vdekje. Më shumë se 126.000 njerëz janë shëruar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja mbetet relativisht i ulët, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është sot në parlament duke kërkuar një zgjatje tjetër dy-javore të gjendjes së jashtëzakonshme, që ka qenë në fuqi që nga 14 marsi.

“Të heqësh gjendjen e jashtëzakonshme do të ishte një gabim absolut”, tha Sanchez të mërkurën në mëngjes, duke shtuar: “Kufizimet duhet të zgjaten për disa javë, ashtu që garantojmë shëndetin e njerëzve tanë”.

Por është shtuar numri i partive që kanë njoftuar se do të votojnë kundër tij ose do të abstenojnë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë pritet të skadojë më 9 maj. Kjo mund të vazhdohet 15 ditë maksimum.

“Vetëm Hungaria, Polonia dhe Spanja kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pa një datë të qartë të përfundimit”, tha Pablo Casado, kreu i Partisë Popullore, dhe shtoi “Kishte kuptim në fillim … por nuk mund të vazhdojë pafundësisht”.

Për herë të parë, Casado ka njoftuar se Partia Popullore nuk do të mbështesë zgjatjen.

Partia Popullore bashkohet tani me partitë separatiste Katalanase dhe Baske dhe partinë e ekstremit të djathtë Vox në kundërshtim me kërkesën e qeverisë spanjolle për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme.

Megjithatë, pasi koalicioni qeverisës bllokoi marrëveshjet e minutës së fundit me partinë e djathtë të qendrës Ciudadanos dhe Partinë Nacionaliste Baske (PNV), mocioni për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme është caktuar të vendoset në votimin e sotëm.

Qeveria spanjolle ka caktuar disa ndihma financiare dhe kufizime të lëvizjes gjatës gjendjes së jashtëzakonshme. Sanchez ka thënë se ai synon të zgjasë masat derisa të përfundojë procesi i de-përshkallëzimit, i cili, më së afërmi do të jetë në fund të qershorit./ arbresh.info./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme