Tensione në familjen Trump, Donald kërkon që Ivanka të kthehet në Nju Jork

22:38 | 22 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti Donald Trump dëshiron që vajza e tij, Ivanka dhe dhëndrri, njëherit edhe këshilltari i lartë, Jared Kushner, të largohen nga Uashingtoni dhe të kthehen në Nju Jork.

Trump thuhet se e mbron këtë ide, sepse ai dëshiron që çifti të shmangë raportet negative të mediave. Gjithashtu është raportuar se ai gjithnjë e më shumë ndjehet i irrituar me Kushnerin, transmeton portali arbresh.info

“Ai po bën presion që ata të largohen”, ka thënë një burim për Vanity Fair.

Të dy, Kushner dhe Ivanka janë figura qëndrore të një hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Sipas të të njëjtit burim, Trump është i zhgënjyer me këshillat politike të Kushner./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme