Turqia do të mbajë stërvitje ushtarake masive në Detin Egje dhe do të bllojokë zonën nga trafiku detar gjatë muajit mars dhe prill, ka njoftuar media greke Reporter.
Ankaraja ka lëshuar një paralajmërim rreth ushtrimeve të saj përmes navigacionit Telex, një mjet standard për transmetimin e informacionit për anijet detare, transmeton portali arbresh.info
Sipas Telex, Turqia do të bllokojë zonën mes ishujve Skyros, Psara dhe Evia për një stërvitje ushtarake që përfshin municion të gjallë më 7, 8, 25-27, 28, 29 mars dhe 2 , 3, 4, 5 , 6-10, 24- 26 dhe 30 prill.
Athina i është përgjigjur Turqisë duke thënë se “Ankaraja nuk mund të lidhë rajonet në Egje për një periudhë kaq të gjatë” dhe se “njoftimi ka më shumë qëllime politike se ushtarake”.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka ndezur shqetësime serioze në Greqi, kur gjatë dhjetorit të kaluar në vizitën e kryer në Athinë tha se “kushtet e Traktatit të Lozanës, të cilat vendosën kufijtë e Turqisë në vitin 1923 duhet rishikuar”./arbresh.info/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...