Google ADS

Tensione mes Rusisë dhe Ukrainës, sulm me dron

10:45 | 28 Tetor 2021
A. B.

Janë rritur sërish tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë pas disa muajsh armëpushimi.

Ushtria ukrainase shpërndau pamjet e një sulmi me dron TB2 ndaj një pozicioni të rebelëve pro-rusë në lindje të vendit pasi këta të fundit sipas autoriteteve kishin shkelur armëpushimin duke plagosur disa ushtarë të Ukrainës.

Pamjet e sulmit me dron “Bayraktar” TB2 bënë xhiron e globit pasi ishte hera e parë që Ukraina përdorte këto armë kundër rrebelëve pro-rusë në lindje pasi i bleu nga Turqia. Një veprim i tillë u konsideruar shkelje e rëndë prej autoriteteve ruse, të cilat kanë nisur tanket në kufi me Ukrainën në mbështetje të rrebelëve. / abcnews.al.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme