Koreja e Jugut njofton se avionët e saj luftarakë qëlluan mbi 300 herë në shenjë paralajmërimi ndaj një avioni ushtarak rus që shkeli dy herë hapësirën ajrore gjatë mëngjesit të së martës.
Në një komunikatë për shtyp, zyra e shefit të shtabit të Koresë së Jugut njoftoi se një avion ushtarak rus A-50 kaloi dy herë brenda hapësirës ajrore në brigjet lindore të vendit.
Ndërhyrja në hapësirën ajrore koreane mendohet të ketë ardhur gjatë një stërvitje të përbashkët mes ushtrisë ruse dhe asaj kineze. Më parë në zonë identifikuese kaluan dy bombardues kinezë H-6 dhe më pas u ndoqën nga dy avionët rusë.
Ushtria koreano-jugore deklaroi se avioni rus A-50 kaloi mbi ishujt e kontestuar mes Koresë së Jugut dhe Japonisë. Si kundërpërgjigje të kësaj shkelje të hapësirës ajrore avionët F-15 F dhe KF-16 qëlluan mbi 300 herë ndaj avionit rus me një armë 20 mm.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...