Zjarret masive kanë filluar në Spanjë, mes një vale të nxehti të parakohshme që ka përfshirë vendin prej disa ditësh, duke çuar në temperatura rekord.
E shtuna ka regjistruar vlera të termometrit midis 40-42 gradë Celsius në Zaragoza në verilindje dhe zonat e Navarrës dhe La Rioja në veri të Spanjës, sipas agjencisë kombëtare të motit AEMET.
Shumë zona të Evropës Perëndimore po përjetojnë temperatura të nxehta të pazakonta gjatë ditëve të fundit, duke shtuar frikën e ndryshimeve klimatike.
Në Spanjë, Zamora, pranë kufirit me Portugalinë, dhe Katalonia, në lindje, ishin ndër më të goditurat nga zjarret.
Deri tani nuk ka pasur raportime për të vdekur apo të plagosur.
20,000 hektarë u dogjën në vargmalin Sierra de la Culebra dhe zjarri është ende aktiv.
Në Katalonjë, zjarrfikësit që po përpiqeshin të vinin nën kontroll një zjarr në Baldomar thanë se prisnin që e shtuna të ndërlikohej nga temperaturat shumë të larta dhe një erë e fortë jugore.
Flakët përfshinë gjithashtu një periferi të fshatit Caudiel, në Castellon, Spanjën lindore. /abcnews.al
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...