Google ADS

Temperaturat e larta, mbajtja e maskës sfidë

07:05 | 1 Gusht 2020
A. B.

Një valë e të nxehtit përfshiu Europën të premten, duke mos kursyer as Gjermaninë. Mërkuri ju afrua 40 gradëve në disa zona, duke u shtuar vapën ekstreme paralajmërimeve shëndetësore në kontinentin që po i druhet një rishpërthimi të dytë të infektimeve me koronavirus.

Kërkesa për akullore dhe pijet freskuese ishte e madhe rreth Gjermanisë. Plazhet dhe klubet nga Hamburgu në Mynih pritet të tejmbushen me njerëz edhe gjatë fundjavës, ndërsa i nxehti do të vazhdoj.

Madrilenët nuk e patën të lehtë të përballonin temperaturat 40 gradë, ndërsa mbanin aksesorin më të përdorur të kësaj vere, maskën. Nga e enjtja, kur edhe nisi vala e të nxehtit masa u bë e detyrueshme.

“Fryma bëhet shumë e ngrohtë, dhe gjithashtu me syzet është shumë problem. Megjithatë kur mendon se është për të mbrojtur shëndetin, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta mbash”, thotë spanjollja Anna Gonzales.

Temperaturat e larta janë pasojë e masave të ngrohta që vijnë nga kontinenti afrikan dhe sipas meteorologëve në Spanjë do të zgjasin deri të shtunën.

Më të prekura janë rajonet qendrore dhe veriore. Edhe parizienët u përballën më vështirësi në mbajtjen e maskës në temperaturat 40 gradë.  “Edhe pa maska është vështire të marrësh frymë, imagjino me to”, thonë aty.

Në Romë, ku termometri shënoi 39 gradë të premten, autoritete u kërkuan të moshuarve dhe fëmijëve të mos dalin gjatë orëve të pikut. Agjencia meteorologjike zvicerane këshilloi qytetarët të pinë shumë ujë dhe të ushqehen shëndetshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme