Google ADS

Temperaturat e larta ‘koronavirusi i ri’ për të moshuarit në Evropë

08:33 | 22 Korrik 2023
K.B

Temperaturat e larta po rrezikojnë shëndetin e të moshuarve ndërsa qeveritë po përpiqen të marrin masa urgjente për t’i mbrojtur”, shkruan Neë York Times në një artikull të fundit.

75-vjeçarja Donata Grillo, e mbijetuar nga kanceri dhe me probleme të rënda me shikimin, është përballur këtë javë më temperatura të larta, në gati 41 gradë Celsius në qytetin e saj të lindjes, Romë.

Ajo nuk ka ajër të kondicionuar, madje as një frigorifer pune, në apartamentin e saj me dy dhoma gjumi në një kompleks banesash publike në periferi të qytetit. Vizita nga një punonjëse sociale ishte i vetmi kontakt që kishte pasur prej ditësh, pasi vapa e kishte detyruar të qëndronte brenda.

“Mos shko askund është shumë vapë dhe e rrezikshme për ty”, ishin këshillat e punonjëses sociale Carlotta Antonelli.

Valët e njëpasnjëshme të të nxehtit kanë goditur Italinë si dhe pjesën tjetër të Evropës Jugore.

“Për shumë të moshuar, vapa është bërë Covid-i i ri. Temperaturat e larta nuk do të largohen kaq kollaj në kontinent si një tjetër plagë pa dallim, duke përforcuar izolimin e shumë të moshuarve “, shkruan më tej “Neë York Times”.

Mediat e huaja shkruajnë se në Greqi, orari i hapjes dhe mbylljes së zonave arkeologjike të vendit është ndryshuar. Ministria e Mbrojtjes Civile thekson se të gjitha agjencitë qeveritare janë “në një gjendje të gatishmërisë së shtuar për të përballuar pasojat e temperaturave të larta”.

Këshilla e autoriteteve është: “Qëndroni në shtëpi”. Në Francë verën e kaluar, kur valët e njëpasnjëshme të të nxehtit goditën vendin, më shumë se 2,800 francezë vdiqën , rreth 80% prej tyre mbi moshën 75 vjeç, sipas autoritetit francez të shëndetit publik.

Ndërsa në Itali, rreth 24% e popullsisë është mbi 65 vjeç, duke e bërë atë vendin më të vjetër në Europë.

Në fakt, mbi 4 milionë prej tyre jetojnë vetëm. Vitin e kaluar, Italia u ekspozua ndaj temperaturave ekstreme më shumë se shumica e vendeve të tjera evropiane, duke përballuar tre valë të mëdha të të nxehtit.

Vera më e nxehtë e Europës në histori, në vitin 2003, la më shumë se 70,000 të vdekur, shkruan NYT.

Ndërkohë pas vitit 2003, Italia u bë një nga vendet e para në Europë që vendosi një plan kombëtar për të kufizuar efektet e të nxehtit ekstrem, bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm