Google ADS

Temperaturat e larta, Italia ndez alarmin e kuq për 20 qytete

19:32 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Temperaturat e larta që kanë kapluar Europën nuk kanë të ndalur.

Kjo valë e të nxehtit ka kapluar edhe Italinë, e cila ka ndezur alarmin e kuq për 20 qytete deri ditën e mërkurë, shkruan rai, transmeton portali arbresh.info

Milano dhe Torino do të fillojnë të marrin ‘frymë’, ndërsa 20 qytete tjera, përfshirë edhe Venecian do të vazhdojnë të qëndrojnë të prekura nga temperaturat ekstreme deri në ditën e mërkurë.

Ministria e Shëndetësisë në Itali është vendosur në gjendje gatishmërie për njerëzit që kanë nevojë, ndërsa ka bërë thirrje që të shmangen daljet në mesditë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme