Në Madrid, turistët dhe banorët kërkojnë strehim nga i nxehti, ndërsa Spanja po përballon valën e dytë të të nxehtit të verës, me temperaturat në kryeqytet që arrijnë deri në 41 gradë Celsius.
“Duket sikur nga toka del zjarr”, thonë turistët e shumtë që kanë zgjedhur të vizitojnë Madridin këto ditë.
“Ne kemi ardhur në Madrid për një koncert dhe shfrytëzuam rastin të kalojmë disa ditë në Madrid. Vapa këtu është mjaft rraskapitëse, mbajmë ujë me vete, por nuk mjafton me këto temperatura”, thotë një turiste.
Në Spanjë, agjencia shtetërore meteorologjike, njoftoi se temperaturat të premten mund të arrijnë deri në 44 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit shkaktuar nga një masë “ajri shumë e nxehtë dhe me pluhur” nga Afrika e Veriut./tch
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...