Temperatura rekord në Indi, termometri shënon mbi 50 gradë

13:55 | 29 Maj 2024
K.B

Temperatura rekord prej 49,9 gradë Celsius është regjistruar dje, të martën, në Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë, siç njoftoi shërbimi meteorologjik.

Shërbimi Meteorologjik Indian foli për valë të nxehta të forta dhe shtoi se kjo temperaturë u regjistrua në dy stacione në periferi të Narelës dhe Mungespur në Nju Delhi.

Në maj 2022, një temperaturë prej 49.2 gradë Celsius u regjistrua në disa zona të kryeqytetit indian.

Kushtet e valëve të të nxehtit janë të zakonshme në verë në Indi, por, sipas shkencëtarëve, ndryshimi i klimës i ka bërë valët e të nxehtit më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive.

Autoritetet në Nju Delhi kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e mungesës së ujit, ndërsa ndërprerje të furnizimit me ujë tashmë kanë ndodhur në disa periferi.

Ministri i Ujërave Atisi Marlena i bëri thirrje përgjegjësisë kolektive të qytetit për të ndaluar shpërdorimin e ujit, raportoi sot Times of India.

Departamenti Meteorologjik Indian paralajmëroi për efektet e nxehtësisë në shëndetin e foshnjave, të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme