Temperatura përvëluese në Greqi, korriku më i nxehtë në histori

16:25 | 5 Gusht 2024
KRG

Observatori kombëtar i Greqisë tha se vendi kishte regjistruar korrikun më të nxehtë në histori. Temperaturat mesatare nga viti 1960 deri në 2024 janë rritur me 2.5 gradë celsius. “Sipas të dhënave paraprake meteorologjike, korriku i vitit 2024 ishte më i nxehti i regjistruar për Greqinë”, thuhet në njoftim.

Shifrat tejkaluan rekordin e mëparshëm, të vendosur në korrik 2012. Qershori në Greqi ka qenë gjithashtu më i nxehti që nga viti 1960, tha observatori kombëtar, muajin e kaluar. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i bën ngjarjet ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit, më të mundshme, më të gjata dhe më intensive.

Muajin e kaluar, monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian tha se 21 korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në nivel global, por rekordi u thye sërish./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme