Njerëzit në Japoni janë lutur të marrin masa kundër valës së nxehtit që ka marrë jetët e të paktën 30 personave.
Mijëra të tjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor për probleme të shkaktuara nga nxehtësia që ka kapluar vendin prej dy javësh, transmeton portali arbresh.info.
Temperaturat kanë arritur rreth 40.7 gradë Celsius, një rritje kulminante për dallim prej pesë vitesh.
Në qytetin e Kiotos temperaturat kanë qëndruar mbi 38C për shtatë ditë me radhë për herë të parë që nga regjistrimet e filluara në shekullin e 19-të.
Ministria japoneze e arsimit u tha shkollave të marrin masa të plota për të parandaluar goditjen e nxehtësisë pasi një djalë gjashtë-vjeçar vdiq pas një klase në natyrë në Prefekturën Aichi të martën.
Agjencia meteorologjike e Japonisë i nxiti njerëzit të pinë ujë të mjaftueshëm për të parandaluar lodhjen e nxehtësisë.
Temperaturat po komplikojnë gjithashtu përpjekjet për rikuperimin e përmbytjeve në Japoninë perëndimore, pasi shumë vullnetarë luftojnë me nxehtësinë.
Më shumë se 200 njerëz u vranë në përmbytjet dhe rrëshqitjet e shkaktuara nga reshjet rekord në fillim të këtij muaji./Arbresh.info/
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...